Sport

Federata Portugeze mohon kërcënimin e Ronaldos për t'u larguar nga Katari...

FPF: “Cristiano Ronaldo ndërton çdo ditë një rekord unik në shërbim të kombëtares dhe vendit, i cili duhet respektuar dhe që dëshmon shkallën e padiskutueshme të përkushtimit ndaj kombëtares”.

8 Dhjetor 2022, 12:37 Nga DOSJA
Federata Portugeze mohon kërcënimin e Ronaldos për t'u

KATAR - Federata Portugeze e Futbollit (FPF) ka reaguar, këtë të enjte, ndaj lajmeve që raportojnë kërcënimin e Cristiano Ronaldos për t'u larguar nga kombëtarja pas një bisede të supozuar më të 'nxehtë' me Fernando Santos, sapo ai mësoi se nuk do të ishte titullar kundër Zvicra, në ndeshjen e fazës së 16-të në Kupën e Botës në Katar.

“Një lajm i publikuar këtë të enjte, raporton se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja gjatë një bisede me Fernando Santos, trajnerin e kombëtares.

FPF sqaron se në asnjë moment kapiteni i Kombëtares, Cristiano Ronaldo nuk ka kërcënuar me largim nga kombëtarja gjatë stazhit në Katar.

Cristiano Ronaldo ndërton çdo ditë një rekord unik në shërbim të kombëtares dhe vendit, i cili duhet respektuar dhe që dëshmon shkallën e padiskutueshme të përkushtimit ndaj kombëtares.

Rastësisht, shkalla e përkushtimit të lojtarit më të luajtur nga Portugalia u dëshmua sërish, nëse është e nevojshme, në fitoren ndaj Zvicrës, në xhiron e 16-tës së Kupës së Botës 2022.

Ekipi kombëtar, lojtarët, trajnerët dhe struktura e FPF-së është, siç ka qenë që nga dita e parë, plotësisht e përkushtuar dhe entuziaste në ndërtimin e asaj që vendi dëshiron të jetë pjesëmarrja më e mirë e Portugalisë në një kampionat botëror,"- thuhet në njoftimin e Federatës Portugeze të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll