Aktualitet

Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, Gjykata e Vlorës lë në burg Rildo Kocajn

Pas një sherri të çastit, dhëndri Rildi Kocja ka plagosur me thikë vjehrrin Xhevdet Brahushi, 62 vjeç dhe kunatin, Albion Brahushi 30 vjeç dhe më pas i ka lënë në rrugët e lagjes "Çole".

8 Dhjetor 2022, 11:54 Nga a.l
Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin, Gjykata e Vlorës lë
Arrestimi i Rildi Kocaj

VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për Rildo Kocajn i cili më 4 dhjetor plagosi me thikë vjehrrin Xhevdet Brahushi dhe kunatin Albion Brahushi me thikë, pas një sherri të çastit. 

Ngjarja ka ndodhur më datë 4 dhjetor rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”. Pas një sherri të çastit, dhëndri Rildi Kocja ka plagosur me thikë vjehrrin Xhevdet Brahushi, 62 vjeç dhe kunatin, Albion Brahushi 30 vjeç dhe më pas i ka lënë në rrugët e lagjes "Çole". Ata u dërguan në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë, ndërsa 3 ditë më parë 30- vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës Tiranës pasi ndodhet në rrezik për jetën./ Dosja.al

rildo kocaj albion brahushi xhevdet brahushi plagosen babe bir ne vlore

Sondazh

Poll