Aktualitet

Kërkohej nga Italia, arrestohet 21-vjeçari në Patos, do ekstradohet në vendin fqinj

21-vjeçari rezulton i dënuar për trafik të lëndëve narkotike nga drejtësia italiane.

8 Dhjetor 2022, 09:01 Nga F.M
Kërkohej nga Italia, arrestohet 21-vjeçari në Patos, do
Fier

FIER- Një 21-vjeçar nga Patosi është vënë në pranga pasi kërkohej nga drejtësia italiane. Mësohet se i riu me inicialet M.I., është arrestuar në kuadër të operacionit 'Provizor'. 21-vjeçari rezulton i dënuar për trafik të lëndëve narkotike nga drejtësia italiane. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë. 

Njoftimi:

Kapet në Patos dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 21-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

M. I., 21 vjeç, banues në Patos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

policia e fierit

Sondazh

Poll