Aktualitet

Dita Kombëtare e Rinisë, Ambasada Amerikane: Jemi në krahun tuaj drejt rrugës evropiane

Po ashtu në postim theksohet se SHBA do të qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar drejt rrugëtimit evropian.

8 Dhjetor 2022, 09:38 Nga I.A
Dita Kombëtare e Rinisë, Ambasada Amerikane: Jemi në krahun tuaj
Foto Ilustruese

TIRANË- Ambasada amerikane ka uruar 8 dhjetorin, ditën Kombëtarë të Rinisë. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada shkruan se sot ata nderojnë guximin e studentëve që kërkuan demokraci 32 vite më parë. Po ashtu në postim theksohet se SHBA do të qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar drejt rrugëtimit evropian.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë protagonistë të një momenti shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor, ne nderojmë guximin e atyre studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. Të rinjtë sot vazhdojnë të formësojnë të ardhmen e vendit dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me popullin shqiptar ndërsa ju hidhni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

ambasada amerikane lëvizja e studentëve 8 dhjetor 1990

Sondazh

Poll