8 Dhjetor 2022, 10:56
Nga F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Një 26-vjeçar me inicialet M.M., është vënë në pranga pais akuzohet se është fuutr në një hostel në rrugën “Vllazën Huta” dhe ka dëmtuar ambientin. Në njoftimin e Policisë së Tiranës bëhet me dije se i riu akuzohet për prishje të qetësisë publike. Në të njëjtin njoftim thuhet se janë vënë në pranga edhe 11 persina të tjerë nga Policia e Tiranës që akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht për shkelje të rregullave, pasi janë kapur të dehur në timon. Njërit prej tyre i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike në mjet e një shkop bejsbolli.
Njoftimi i policisë Tiranë
Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
- M. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike dhe një shkop bejzbolli;
- M. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka dëmtuar disa sende në një hostel, në rrugën "Vllazën Huta", dhe ka prishur qetësinë publike;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Durrësit, ka vjedhur biçikletën e shtetases E. H.. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. A., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- E. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
- A. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e mjetit;
- F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen S. L., 63 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
- K. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
- A. Xh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. C.;
- R. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin M. K., 26 vjeç, që qarkullonte me monopatinë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
- E. T., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
policia e tiranes
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 10:47
F.M
Suel Çela
TIRANË- Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër aksion për kapjen e të shumëkërkuarve të shpallu...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 10:19
a.l
policia
TIRANË- Amarildo Shabani 33- vjeç u arrestua sot nga policia në Tiranë pasi ka marrë me forcë bashkëshorten e ...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 09:38
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Ambasada amerikane ka uruar 8 dhjetorin, ditën Kombëtarë të Rinisë. Me anë të një...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 09:17
a.l
dhuna ndaj gruas
TIRANË- Një rast i rëndë i dhunës në familje është shënuar ditën e sotme. Policia e Tira...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 09:01
F.M
Fier
FIER- Një 21-vjeçar nga Patosi është vënë në pranga pasi kërkohej nga drejtësia italiane. Mësohet ...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 08:49
a.l
shqiptari në Angli
ANGLI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet angleze pasi akuzohet se tr...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 08:38
F.M
Foto Ilustruese
ITALI- Katër shqiptarë janë vënë në pranga policia italianepasi akuzohen për grabitje. Të rinjt&eum...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 08:13
F.M
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al, Shqiptarja.com, Syri.net kanë në faqe t&...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 07:45
F.M
Aksident
TIRANË- Aksident në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e njohur si “Vasil Shanto”. Do...
Aktualitet
8 Dhjetor 2022, 07:42
F.M
Moti
TIRANË- Shqipëria sot do të përfshihet nga një mot me vranësira të shpeshta. Vranësirat pritet të jen&eum...