Aktualitet

IKMT zbarkon në Vlorë/ Nis shembja e vilës 4 katëshe, rezulton e ndërtuar pa leje

Sot është dita e dytë e aksionit të nisur për shembjen e këtij objekti, ndërsa nuk dihet ende se kush është pronari i tij.

8 Dhjetor 2022, 11:16 Nga a.l
IKMT zbarkon në Vlorë/ Nis shembja e vilës 4 katëshe,
IKMT në Vlorë

VLORË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit ka zbarkuar sot sërish në qytetin bregdetar të Vlorës ku po zhvillohet aksioni për shembjen e një ndërtese 4 katëshe. Ndërtesa e cila mësohet se është një shtëpi 4 katëshe, ndodhet në Dhërmi dhe sipas informacioneve objekti është ndërtuar pa lejen përkatëse nga organet kompetente. Sot është dita e dytë e aksionit të nisur për shembjen e këtij objekti, ndërsa nuk dihet ende se kush është pronari i tij.

Mësohet gjithashtu se forcat xheniere po punojnë gjithashtu për hapjen e vrimave në ndërtesë. Pritet që gjatë ditës së dielë të kryhet shpërthimi i kontrolluar me mina të telekomanduara për të bërë të mundur rrëzimin e objektit të ndërtuar pa leje. Sakaq, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vijojë inspektimin në këtë qytet për ndërtesat që rezultojnë pa lejen përkatëse./Dosja.al

ikmt aksion ne vlore

Sondazh

Poll