Aktualitet

Shqiptari kthen restorantin e shtëpinë në plantacione kanabisi në Itali, arrin t’ia mbathë nga policia, por harron telefonin e dokumentet

Brenda kishte 1200 bimë të madhësive të ndryshme. Gjithashtu u gjetën 45 qese plastike të mbushura me vakum, marihuanë e tharë dhe e konservuar, me peshë 23 kilogramë.

8 Dhjetor 2022, 11:23 Nga F.M
Shqiptari kthen restorantin e shtëpinë në plantacione kanabisi
Karabinierët

ITALI- Një shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi kishte kthyer banesën ku jetonte në një magazinë kanabisi. Policia ka organizuar një operacion dhe ka mbërritur në Acqui Terme në Alessandria e është futur në shtëpinë e lokalin që menaxhohej nga shqiptari. Por në të dyja gjeti drogë.

Plantacioni ishte ngritur në fshatin Moirano dhe dhomat e restorantit ishin të mbushura me kanabis. Aty janë gjetur 67 llamba halogjene (vlera 600 euro secila); 3 sisteme klimatizimi gjithsej 21 mijë euro, një për vaditje profesionale si dhe 1200 bimë të madhësive të ndryshme. Gjithashtu u gjetën 45 qese plastike të mbushura me vakum, marihuanë e tharë dhe e konservuar, me peshë 23 kilogramë.

Shqiptari ka arritur të largohet, por la pas disa sende personale, një telefon dhe një dokument që do të shërbejnë për ta identifikuar, atë dhe bashkëpunëtorët.

Majori Gabriele Fabian, komandanti i karabinierëve të Acquit ha se ky është një ndër konfiskimet më të mëdha, për nga sasia e drogës, në Piemonte. 

shtepi bari ne itali shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll