Aktualitet

Përndoqi 25-vjeçaren, arrestohet i moshuari në Tiranë, në pranga dhe 3 të tjerë

Po ashtu u arrestuan tre persona të tjerë, për trafikim të lëndëve narkotike, drejtim mjeti pa leje drejtimi si dhe leidhje e paligjshme eneregjisë elektrike.  

7 Dhjetor 2022, 15:12 Nga I.A
Përndoqi 25-vjeçaren, arrestohet i moshuari në Tiranë,
Policia

TIRANË- Katër persona janë arrestuar ditëne sotme në Tiranë. Një 62-vjeçar u arrestua pasi ka përndjekur një vajzë 25-vjeçare. Po ashtu u arrestuan tre persona të tjerë, për trafikim të lëndëve narkotike, drejtim mjeti pa leje drejtimi si dhe leidhje e paligjshme eneregjisë elektrike.  

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit të Kërkimit kanë kapur dhe ndaluar shtetasin O. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. Sh., 62 vjeç, pasi ka përndjekur një shtetase 25 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Gj. F., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga punonjësit e OSHE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen S. Zh., 29 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

policia e tiranes

Sondazh

Poll