Aktualitet

Zv.Presidenti i gazetarëve europianë: Media në Shqipëri sulmohet, nuk duhet të ketë frikë politikanët

Ai shtoi se qeveria nuk mund të ndërhyjë as në media as tek gazetarët. Ndërhyrja e politikanëve, sipas tij, është një sjellje antievropiane.

7 Dhjetor 2022, 14:04 Nga F.M
Zv.Presidenti i gazetarëve europianë: Media në Shqipëri
Tibor Macak

TIRANË- Tibor Macak, zëvendëspresidenti i Shoqatës së Gazetarëve Evropianë është shprehur se mediat në Shqipëri sulmohen dhe se kjo është diçka shumë e gabuar. Nga Fieri, në një prononcim për mediat, Macak tha se në Shqipëri liria e medias duhet të jetë e njëjtë si për televizionin publik ashtu dhe ato private. Ai shtoi se qeveria nuk mund të ndërhyjë as në media as tek gazetarët. Ndërhyrja e politikanëve, sipas tij, është një sjellje antievropiane.

"Kur qeveria sulmon mediat private është e gabuar. Në çdo vend përfshirë Shqipërinë, kemi një sistem dual, në një anë media publike dhe në anën tjetër ajo private. Të dyjave duhet tu garantohet pavarësia dhe liria e fjalës. Media nuk duhet ta ketë frikë politikanët, pasi ata janë të përkohshëm, ndërsa media është e përhershme,"- tha ai.

tibor macak

Sondazh

Poll