Aktualitet

U përpoq të ndalonte sulmuesin e Berishës, Artan Hoxha zbulon personin me syze: Nuk është truprojë, nuhati dhe veproi

Ai tha se kishte nuhatur diçka duke qenë se e kishte parë Gerti Shehun mes gazetarëve dhe kishte tentuar ta ndalojë.

7 Dhjetor 2022, 13:18 Nga F.M
U përpoq të ndalonte sulmuesin e Berishës, Artan Hoxha zbulon
Sali Berisha, sulmuesi dhe personi që tentoi ta mbante

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se personi që tentoi të mbante të riun që sulmoi kryedemokratin Sali Berisha një ditë më parë është punonjës i një televizioni. I ftuar në ‘ABC’, Hoxha thotë se personi në fjalë nuk është truprojë e Berishës, por i Syri TV. Sipas Hoxhës, ai ka bërë një shërbim vullnetar pasi e ka ulur intensitetin e goditjes. Ai tha se kishte nuhatur diçka duke qenë se e kishte parë Gerti Shehun mes gazetarëve dhe kishte tentuar ta ndalojë.

“Është punonjës i Syri TV, ai s’është as punonjës për sigurinë e Berishës, as truprojë as asgjë. Ai e ka ndaluar dhe pot ë mos e prekte ai, goditja e sulmi do të kishte qenë më e fortë. Ai aty ka qenë për të mbuluar protestën, për të ndihmuar gazetarët, por e ka parë mes gazetarëve dhe ka nuhatur diçka. Është përpjekur ta ndalojë dhe ka bërë një shërbim vullnetar. Kja ulur intensitetin e goditjes,”- tha Hoxha.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

artan hoxha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll