Aktualitet

Aksidenti në aksin rrugor Shkozë - TEG, ndërron jetë 79-vjeçarja

Drejtuesi i mjetit i cili përplasi për vdekje të moshuarën ende nuk është identifiuar. 

7 Dhjetor 2022, 15:20 Nga A.B
Aksidenti në aksin rrugor Shkozë - TEG, ndërron jetë
Aksidenti

TIRANË-E moshuara e cila u përplas nga një makinë ditën e djeshme në aksin rrugor 'Shkozë-Teg' ka ndërruar jetë. Kështu informon sot policia e shtetit në një njoftim zyrtar. Drejtuesi i mjetit i cili përplasi për vdekje të moshuarën ende nuk është identifiuar. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë - TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen F. N., 79 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll