Aktualitet

Sulmi ndaj Berishës/ Hoxha: U thye miti i paprekshmërisë, aty kishte vetëm një njeri të armatosur

Hoxha shtoi se një prej truproja të Berishës ka leje për të mbajtur armë, por nuk mund të dalë në turmë me pistoletë në brez.

7 Dhjetor 2022, 13:36 Nga F.M
Sulmi ndaj Berishës/ Hoxha: U thye miti i paprekshmërisë, aty
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se i vetmi person i armatosur në protestën e Opozitës ka qenë truproja i ish-Presidentit Ilir Meta, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë. I ftuar në studion e Abc, Hoxha tha se Berisha, për shkak të ‘vulës’ që është ende në Gjykatë, nuk ruhet nga Garda e Republikës. Ndërsa Meta, si ish-President ka sigurinë e Gardës. Hoxha shtoi se një prej truproja të Berishës ka leje për të mbajtur armë, por nuk mund të dalë në turmë me pistoletë në brez.

“I vetmi truprojë që ishte i armatosur ishte truproja e Ilir Metës. Truprojat e Berishës nuk kishin armë me vete. Berisha nuk ruhet nga Garda e Republikës për shkak të çështjes së vulës në gjykatë dhe se nuk është njohur akoma zyrtarisht si lider i PD-së. Njëri prej tyre ka leje për të mbajtur armë, por nuk mund të dalë i armatosur në turmë, nuk i lejohet. Berisha është një njeri që e ha turmën, e çan, ecën, flet e përshëndet kë ka para. Nuk pyet dhe ajo që ndodhi dje theu paparekshëmrinë e Berishës. Kishte një mit që Berishën s’e prek askush dhe kjo gjë u thye,”- tha Artan Hoxha.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

artan hoxha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll