Aktualitet

Grushtoi Berishën, Gerti Shehu: Nuk jam mirë, do flas herë tjetër

Shehu tha se nuk ndjehet mirë dhe se do të shprehet në një tjetër moment.

7 Dhjetor 2022, 12:45 Nga F.M
Grushtoi Berishën, Gerti Shehu: Nuk jam mirë, do flas herë
Gert Shehu

TIRANË- Gerti Shehu, 31-vjeçari që sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha një ditë më parë është shprehur se nuk preferon të flasë për momentin në lidhje me ngjarjen. Në një rrëfim para grupit hetimor, Shehu tha se nuk ndjehet mirë dhe se do të shprehet në një tjetër moment.

“Do flas në një moment të dytë, sepse nuk jam mirë nga gjendja shëndetësorë,"- mësohet se është shprehur ai.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

gerti shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll