Aktualitet

I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet 41-vjeçari nga Berati

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me vendimin e datës 31.05.2022. 

7 Dhjetor 2022, 10:21 Nga F.M
I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet 41-vjeçari nga
Policia e Beratit

BERAT- Një 41-vjeçar me inicialet Dh.Gj.(P.), banues në Kuçovë, është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me vendimin e datës 31.05.2022. 

Njoftimi

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Dh.Gj.(P.), 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Ky shtetas, në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.

berat arrestohet 41 vjecari ne berat

Sondazh

Poll