Aktualitet

FOTOLAJM/ Sulmoi Berishën, si është gjendja e Gert Shehut, me pranga dhe shenja në trup, pamjet nga spitali

Ndërkohë që policia në spital i ka vendosur prangat në një dorë, në mënyrë që të mos arratiset. 

7 Dhjetor 2022, 09:31 Nga I.A
FOTOLAJM/ Sulmoi Berishën, si është gjendja e Gert Shehut,
Gert Shehu

TIRANË- Fotoja e mësipërme është e Gert Shehut, 31-vjeçarit që sulmoi ditën e djeshme kryedemokratin Sali Berisha. Nga fotoja e ai shihet me shenja në trup për shkak të dhunës që pësoi nga demokratët. Ndërkohë që policia në spital i ka vendosur prangat në një dorë, në mënyrë që të mos arratiset. 

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

gert shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll