Aktualitet

Kapet me drogë një shqiptar në Greqi, rezulton i dënuar me mbi 8 vite burg

Ai ishte i dënuar nga Gjykata e Selanikut me 8 vjet e 10 muaj burg.

7 Dhjetor 2022, 08:45 Nga F.M
Kapet me drogë një shqiptar në Greqi, rezulton i dënuar me
Droga dhe sendet e sekuestruara

GREQI- Një shqiptar, 37 vjeç ëshytë vënë në pranha bashkë me pronarin e një biznesi në Selanik, një grek 46 vjeç. Mediat greke shkruajnë se dyshja janë kapur me 1 kg e 940 gram marijuanë.

Ata janë ndaluar për kontroll dhe pas verifikimit efektivët grekë kanë zbuluar se shqiptari ka rezultuar se kërkohej nga autoritetet greke. Ai ishte i dënuar nga Gjykata e Selanikut me 8 vjet e 10 muaj burg.

Gjatë këtij operacioni është sekuestruar dhe 1 peshore, 3 celularë dhe 1500 euro. Identiteti i shqiptarit nuk dihet ende.

shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll