Aktualitet

Grushtoi Berishën, 31-vjeçarit i komunikohet masa e arrestit në spital, s’pranon të japë dëshmi

Vetë 31-vjeçari nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë për sulmin e kryer.

7 Dhjetor 2022, 09:31 Nga F.M
Grushtoi Berishën, 31-vjeçarit i komunikohet masa e arrestit në
Gerti Shehu

TIRANË- Policia e Tiranës i ka komunikuar masën e arrestit 31-vjeçarit Gert Shehu, i cili dhunoi ish-kryeministrin Sali Berisha një ditë më parë në protestë. Mësohet se Shehu është ende në spitalin e Traumës dhe masa e arrestit i është komunikuar aty. Vetë 31-vjeçari nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë për sulmin e kryer.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

gerti shehu sali berisha dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll