Aktualitet

VIDEO/ Komediani rumun përplaset me shqiptarin në Belgjikë: Me çfarë lekësh ke ardhur këtu, ça ke trafikuar?

Komediani po e pyeste shqiptarin se me çfarë lekësh udhëtoi në Belgjikë, duke i përmendur këtu kokainën, trafikun e njerëzve si dhe drogave të tjera.

6 Dhjetor 2022, 22:52 Nga I.A
VIDEO/ Komediani rumun përplaset me shqiptarin në Belgjikë: Me
Victor Patrascan

BELGJIKË- Victor Patrascan, një komedian nga Rumania është tallur dhe përplasur me një shqiptarë. Teksa po jepte një shfaqje në Belgjikë, ai ka ngacmuar një shqiptarë dhe i ka bërë pyetje tallëse e ofenduese. Komediani po e pyeste shqiptarin se me çfarë lekësh udhëtoi në Belgjikë, duke i përmendur këtu kokainën, trafikun e njerëzve si dhe drogave të tjera.

Pas këtyre komenteve shqiptari i kërkon që të ndalojë, por komediani nuk ndalet. Patrascan ka theksuar se ata janë në Perëndim dhe se kanë të drejtë të flasin, ndërkohë që ka pyetur nëse në publik ka pasur ndonjë serb që të merret me shqiptarin.

Pjesë nga biseda:

Komediani: Kemi disa ballkanas këtu.

Shqiptari: Mos fol keq për Shqipërinë dhe jemi në rregull.

Komediani: Mendoj që ti je shqiptar?

Shqiptari: Po

Komediani: Jam i sigurt se të gjithë duan të dinë “Sa do për kokainën”.

Shqiptari: Do flasim më vonë


Komediani: Si e ke emrin?

Shqiptari: Leiton

Komediani: Emër gallatë, duhet t’i përshëndesim të tjerët edhe pse janë shqiptarë. Pse ke ardhur në Belgjikë?

Shqiptari: Për pushime

Komediani: Je me pushime(publiku qesh) Je shqiptar dhe përballon pushimet në Belgjikë? O Zot! Çfarë trafikimi bën? Njerëz apo drogë?

Shqiptari: Boll, mos fol më me mua! Bëj punën tënde! Mos fol!

Komediani: O Zot ai mendon se është në Shqipëri!

Shqiptari: Mos fol më me mua, fol me të tjerët!

Komediani: Jemi në Perëndim këtu dhe kemi të drejtën e fjalës. Zotëri për çfarë krimesh lufte jeni akuzuar në Shqipëri.

Shqiptari: Stop, mos fol më!

Një tjetër shqiptare i kërkon komedianit që të ndryshojë temën por ai se bën këtë dhe vazhdon të ngacmojë shqiptarët.

Komediani: A kemi ndonjë serb që të merret me shqiptarin?

Shqiptari: Unë s’kam frikë nga askush, as nga serbi!

 

victor patrascan

Sondazh

Poll