Sport

HOLANDE/ Më shumë se 50 të arrestuar, pas incidenteve të tifozëve marokenë...

Sapo Marok-Spanjë përfundoi me kualifikimin e skuadrës arabo-veriore me penallti, në të gjithë Europën diaspora marokene doli në rrugë për të festuar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës.

7 Dhjetor 2022, 10:17 Nga DOSJA
HOLANDE/ Më shumë se 50 të arrestuar, pas incidenteve të

HOLANDE - Në Francë apo Belgjikë kishte një festë, por në Holandë, në Amsterdam, Roterdam apo Hagë, policia ndërhyri dhe arrestoi rreth 50 vetë, pasi tifozët marokenë hodhën raketa dhe fishekzjarre kundër transportit publik. 

Dhjetë persona u arrestuan në Amsterdam, 35 në Roterdam, një në Utrecht dhe 10 në Hagë. Arrestimet u motivuan nga ekseset si fyerje, vandalizëm apo agresion ndaj zyrtarëve vendorë, ndërsa u krijua kaos në trafik.   

“Disa të rinj po kryejnë krime. Ata kërcejnë mbi makina dhe hedhin fishekzjarre në shërbimet e urgjencës, tramvajet ose autobusët,"- tha policia e Amsterdamit në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll