Sport

Marokenët festojnë në të gjithë Spanjën. Përplasje të dhunshme midis tifozërive dhe forcave të rendit…(video)

Një gëzim që u përplas me zhgënjimin e tifozëve iberikë, të cilët, në disa raste si në Madrid, i kishin paralajmëruar marokenët të mos festonin në rrugët e kryeqytetit në rast të një fitoreje të afrikano-veriorëve.

7 Dhjetor 2022, 06:58 Nga DOSJA

Marokenët festojnë në të gjithë Spanjën.

SPANJE - Fitorja e Marokut kundër Spanjës pasdites e djeshme bëri që komuniteti i vendit të Afrikës së Veriut, i pranishëm në territorin iberik të shpërthejë të një gëzim të shfrenuar. Rreth një milion njerëz dolën në rrugë për të festuar arritjen historike të “Luanëve të Atlasit”, të cilët për herë të parë arrijnë në çerekfinale të një Botërori. 

Një gëzim që megjithatë u përplas me zhgënjimin e tifozëve iberikë, të cilët, në disa raste si në Madrid, ku përkrahësit e Realit dhe Atletikos u bashkuan, i kishin paralajmëruar marokenët të mos festonin në rrugët e kryeqytetit në rast të një fitoreje të afrikano-veriorëve. Më poshtë keni pamjet e festimeve dhe përplasjeve në disa qytete spanjolle:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2022, 15:28

Klinsmann i mahnitur nga "Selecão"…

KATAR - Jürgen Klinsmann (58) ka mbetur i impresionuar nga futbolli magjik i luajtur nga brazilianët në Kupën e Botës në Katar. &l...