Sport

Maroku në çerekfinale, Mbreti Mohammed VI uron ekipin: "Performancë historike!"

KATAR - Mbreti i Marokut, Mohammed VI, ka përgëzuar trajnerin e kombëtare, Regragui për fitoren dhe kalimin për here të parë në çerekfinale të Kupës së Botës, një ngjarje historike për vendin e Afrikës Veriore, arritur pasditen e djeshme kundër Spanjës.

7 Dhjetor 2022, 07:05 Nga DOSJA

Maroku në çerekfinale, Mbreti Mohammed VI uron ekipin:

KATAR - Mbreti i Marokut, Mohammed VI, ka përgëzuar trajnerin e kombëtare, Regragui për fitoren dhe kalimin për here të parë në çerekfinale të Kupës së Botës, një ngjarje historike për vendin e Afrikës Veriore, arritur pasditen e djeshme kundër Spanjës. 

Mbreti, siç raporton agjencia MAP, në fakt ka thirrur presidentin e Federatës së Futbollit Fouzi Lekjaa dhe trajnerin Walid Regragui, duke iu shprehur “urimet e tij të sinqerta për lojtarët dhe stafin teknik dhe administrative, që dhanë më të mirën nga vetja dhe dhanë një paraqitje të shkëlqyer.

Ata plotësuan aspiratat e publikut të madh dhe trim maroken, që i mbështet në Marok, Katar dhe në mbarë botën, duke i ftuar ata të qëndrojnë në njejtin kurs në këtë kompeticion, për të vazhduar të nderojnë futbollin kombëtar dhe të mbajnë lart flamurin e Mbretërisë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2022, 15:28

Klinsmann i mahnitur nga "Selecão"…

KATAR - Jürgen Klinsmann (58) ka mbetur i impresionuar nga futbolli magjik i luajtur nga brazilianët në Kupën e Botës në Katar. &l...