Sport

Shaqiri i zhgënjyer, kërkon falje: “Nuk arritëm të bënim lojën tonë të zakonshme”…

Pas humbjes së thellë 6-1 ndaj Portugalisë dhe eliminimit nga kupa e Botës, sulmuesi kosovar i Zvicrës, u ka kërkuar falje tifozëve duke u shprehur tepër i zhgënjyer.

7 Dhjetor 2022, 09:07 Nga DOSJA
Shaqiri i zhgënjyer, kërkon falje: “Nuk arritëm të

KATAR - Pas humbjes së thellë 6-1 ndaj Portugalisë dhe eliminimit nga kupa e Botës, sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri u ka kërkuar falje tifozëve, duke u shprehur tepër i zhgënjyer. Në reagimin e bërë, ai tha se Zvicra nuk kishte arritur të bënte paraqitjen e saj të zakonshme.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Në emër të ekipit, u kërkoj falje të gjithë tifozëve që nuk arritëm të bënim paraqitjen tonë të zakonshme. Ne kemi plane të mëdha. Por ky është futbolli, herë pas here tregohen limitet. Kështu ishte edhe sot. Ne e humbëm ndeshjen në pjesën e parë dhe më pas duhet të ndiqet rezultati. E përgëzoj Portugalinë për golat, por rezultati ishte padyshim shumë i lartë,”- tha Shaqiri. 

Me humbjen e thellë 6-1 kundër Portugalisë, ka marrë fund edhe rrugëtimi i tre shqiptarëve që luajnë për Zvicrën: Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll