Sport

‘Moskëtierët’ Neymar-Messi-Mbappé të PSG-së, në Botëror edhe një sfidë midis tyre

Braziliani është një gol nga Pele, ‘Pleshti’ në ndeshjen e tij të njëmijtë kaloi Maradonën, francezi Mbappe tashmë ka barazuar Baggio. Presidenti El-Khelaifi kënaqet me ‘bizhuteritë’ e tij

7 Dhjetor 2022, 09:46 Nga DOSJA

‘Moskëtierët’ Neymar-Messi-Mbappé të

KATAR - Është Kupa e Botës e yjeve më të ndritur, të cilët luajnë të gjithë me PSG-në e Nasser Al-Khelaïfit, president i  fondit të pasurisë sovrane të Autoritetit të Investimeve të Katarit. Pas shfaqjeve madhështore të Messit dhe Mbappé, nata mes Brazilit dhe Koresë së Jugut ishte nata e Neymarit, i cili me rikuperimin e tij të shpejtë përzuri fantazmat e vitit 2014 dhe më pas në fushë e çoi selecaon në çerekfinale, duke u bërë braziliani i tretë i të gjitha kohërave me Ronaldon dhe Pelen që ka shënuar në tre Kupa Botërore. Dhe pikërisht ai gol me penallti e sjell ‘O'Ney’ vetëm një hap larg ‘O'Rey’, 76 gola për kombëtaren kundër 77 të Pelé, i nderuar në fund të ndeshjes me një pankartë të mbajtur në fushë së bashku me Danilon.

Nata në të cilën Neymar afrohet më së shumti është edhe nata në të cilën sulmuesi i PSG-së 'i përgjigjet' shokëve të tij në klub, të cilët po rishkruajnë historinë e futbollit me paraqitjet e tyre të shkëlqyera në Katar.

Në natën e ndeshjes së tij të njëmijtë, Lionel Messi kaloi Diego Armando Maradonën  në numërimin e golave ​​të shënuar në Kupën e Botës për Argjentinën (9 me 8) dhe barazoi ‘Pibe de Oro’ në një seri statistikash të tjera të kampionatit botëror që e afrojnë ‘Pleshtin’ te legjenda e ‘Dies’. Për ta arritur vërtet atë, të gjithë argjentinasit tani po i kërkojnë një gjë: Kupën e Botës.

Të njëjtën Kupë që Kylian Mbappe e fitoi për herë të parë kur nuk ishte ende 20 vjeç. Parakohësia e yllit të Francës, 9 gola të Kupës së Botës (barazoi me Baggio, ia kaloi CR7) as 24 vjeç, është një nga temat e mëdha të këtij Botërori dhe risjell edhe një herë mitin e Pelé, sepse Mbappé mund të fitonte dy Kupat e Botës së parë të jetës ashtu siç bëri ‘O'Rei’.

Duket se ka një fije të mirë që lidh të dy fenomenet, sikur futbolli të kishte gjetur më në fund trashëgimtarin e ‘Mbretit’, i cili shpreson ta shohë Neymarin t'i bashkohet në numrin e golave ​​për Brazilin në çerekfinale kundër Kroacisë.

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll