Sport

“Katar 2022”/ Botërori rinis me Neymar kundër Modric… Ja datat e çerekfinaleve...

Kupa e Botës nis në 9 dhjetor me Kroaci-Brazil, e ndjekur nga Holanda-Argjentinë. Në datën 10 janë planifikuar Marok-Portugali dhe Angli-Francë

7 Dhjetor 2022, 09:12 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Botërori rinis me Neymar kundër

KATAR - Dy ditë pushim, më pas nisin çerekfinalet. Kupa e Botës 2022 do të pushojë deri më 9 dhjetor, pas së cilës do të fillojë sfidat mes tetë kombëtareve më të mira të planetit. Fillojmë me Kroaci-Brazil, pastaj do të jetë radha Holanda-Argjentinë: fituesit do të takohen në gjysmëfinale në datën 13.

Një ditë më pas, do të ketë hapësirë ​​për Marok-Portugali dhe Angli-Francë: ku fituesit do të përballen në gjysmëfinalen më 14 dhjetor. Modric, Neymar, Gakpo, Messi, Hakimi, Cristiano Ronaldo, Kane, Mbappé dhe të gjithë të tjerët janë gati për betejë.

Ja dhe orari i ndeshjeve çerekfinale:

E premte 9 dhjetor, ora 16:00: Kroaci-Brazil

E premte 9 dhjetor, ora 20:00: Holandë-Argjentinë

E shtunë 10 dhjetor, ora 16:00: Marok-Portugali

E shtunë 10 dhjetor, ora 20:00: Angli-Francë

“Katar 2022”/ Botërori rinis me Neymar kundër

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll