Sport

Portugalia kthen në makth mbrëmjen për Zvicrën e shkatërron 6-1

Cinike, e papërmbajtshëme, e rrjedhshme dhe e bukur për t'u parë. Portugalia po e fillon në mënyrën më të mirë atë që, me të gjitha qëllimet, mund të përkufizohet si epoka pas CR7. 

6 Dhjetor 2022, 22:18 Nga I.A
Portugalia kthen në makth mbrëmjen për Zvicrën e
Pamje nga ndeshja

KATAR - Portugali është çerekfinalja e fundit që mori formë në tabelën e rezultateve të Kupës së Botës 2022. Kombëtarja luzitaniane, me Cristiano Ronaldon në stol deri në minutën e 73-të, mposhti  Zvicrën 6-1, të udhëhequr nga një Gonçalo Ramos i jashtëzakonshëm. Golat nga Pepe, Guerreiro dhe Leao, i shtohen tregolëshit të sulmuesit të Benficas, ndërsa djemtë e Yakin duhet të kënaqen me golin e Akanjit. E vetmja goditje në portën kundërshtare e një mbrëmje vërtet makthi për helvetët.

Cinike, e papërmbajtshëme, e rrjedhshme dhe e bukur për t'u parë. Portugalia po e fillon në mënyrën më të mirë atë që, me të gjitha qëllimet, mund të përkufizohet si epoka pas CR7. Në fakt, ish-lojtari i United kishte nisur gjithmonë në ndeshjet eliminatore në të cilat kishte marrë pjesë mes Kampionatit Evropian dhe Botërorit, por trajneri Santos donte të hapte një kapitull të ri kundër Zvicrës. Protagonist absolut ishte 21-vjeçari Ramos , i cili trashëgoi një pozicion shumë të rëndë, mori skuadrën mbi supe dhe e tërhoqi zvarrë në raundin tjetër me një paraqitje të paharrueshme. 

Në ndihmë të tij, natyrisht, janë talentet Bernardo Silva dhe Bruno Fernandes, gara e Guerreiros dhe Dalot (i preferuar në vend të Cancelo) e padyshim qëndrueshmëria e përjetshme e Pepes. Lavdi edhe për Leaon, tashmë në golin e tij të dytë (të jashtëzakonshëm) në turne pavarësisht ninutave të pakta të aktivizimit. Një makinë që duket e përsosur, ndoshta edhe më shumë se kur Cristiano është në bord, dhe që tani mund të ëndërrojë shumë.

Me këtë ndeshje u kompletuan dhe çiftet e çerekfinales.

Portugalia kthen në makth mbrëmjen për Zvicrën e

B.T (Dosja.al)

katar 2022 kupa e botes

Sondazh

Poll

Sport 6 Dhjetor 2022, 15:28

Klinsmann i mahnitur nga "Selecão"…

KATAR - Jürgen Klinsmann (58) ka mbetur i impresionuar nga futbolli magjik i luajtur nga brazilianët në Kupën e Botës në Katar. &l...