Aktualitet

FOTO- Kreu i PD-së u dhunua, Liri Berisha i qëndron pranë

Liri Berisha shihet me syze, kokëulur, duke ia mbajtur krahun Berishës, i cili është i gjakosur pasi u godit me grusht. 

6 Dhjetor 2022, 15:08 Nga A.B
FOTO- Kreu i PD-së u dhunua, Liri Berisha i qëndron pranë
Sali Berisha dhe Liri Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shoqërua nga bashkëshortja e tij në protestë. Kjo ndodhi pasi u dhunua pasi në nisje të protestës, krah Berishës ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

Liri Berisha shihet me syze, kokëulur, duke ia mbajtur krahun Berishës, i cili është i gjakosur pasi u godit me grusht. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

sali berisha dhunohet berisha ne proteste liri berisha

Sondazh

Poll