Aktualitet

Sulmoi Berishën me grushta, policia rrethon shtëpinë e Gert Shehut

Fqinjët e 31- vjeçarit kanë deklaruar se Shehu njihej si problemtik por disa të tjerë shpehen se kishte probleme të shëndetit mendor

6 Dhjetor 2022, 14:32 Nga a.l
Sulmoi Berishën me grushta, policia rrethon shtëpinë e Gert
Kontrolle te shtëpia e Gert Shehut

TIRANË- Policia ka rrethuar banesën e Gert Shehut, 31- vjeçarit që qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha, gjatë protestës së organizuar sot. Siç shihet edhe nga pamjet disa efektivë kanë qëndruar pjashtë pallatit ku jeton agresori, e cila ndodhet në një lagje në rrugën e Elbasanit, ndërsa efektivë të tjerë ndodhen brenda ku mësohet se do të marrin në pyetje familjarët e 31- vjeçarit. 

Fqinjët e 31- vjeçarit kanë deklaruar se Shehu njihej si problemtik por disa të tjerë shpehen se kishte probleme të shëndetit mendor. Nga ana tjetër, për disa banorë të lagjes ai është parë vetëm duke qarkulluar nëpër lagje. 

Sulmoi Berishën me grushta, policia rrethon shtëpinë e Gert
kontrolli te banesa e Gert Shehu

Gert Shehu është arrestuar nga policia, pak pas incidentit të ndodhur ditën e sotme teksa 31- vjeçari ka sulmuar me grusht kreydemokratin Sali Berisha i cili ka rënë përtokë dhe është ngritur me shenjë në fytyrë. Agresori ishte veshur me një bluzë kuq e zi./Dosja.al

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll