Aktualitet

Pjesë e një grupi kriminal për trafikun e drogës, arrestohet 36- vjeçari në Itali

Ndaj të arrestuarit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga gjyqësori i Ticinos.

6 Dhjetor 2022, 14:48 Nga a.l
Pjesë e një grupi kriminal për trafikun e drogës, arrestohet
Policia Italiane

ITALI- Një  36-vjeçar shqiptar, me banim në Itali, u ekstradua në Zvicër pas arrestimit nga autoritetet italiane dhe i cili u arrestua në Ticino më datën 2 dhjetor, i dyshuar se merrte pjesë në një biznes të rëndësishëm trafiku kokaine në zonën e Ticinos, shkruajnë mediat italiane

Ndaj të arrestuarit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga gjyqësori i Ticinos. Hetimi i cili, saktësojnë autoritetet, është pjesë e një sërë hetimesh që tashmë kanë parë disa nga të pandehurit kryesorë të dalin në gjyq në nëntor koordinohet nga prokurorja publike Margherita Lanzillo./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll