Aktualitet

Kush e qëlloi me grusht Sali Berishën? Policia e Shtetit jep DETAJE për të shkuarën e tij: Ka qenë i dënuar për plagosje, vuan nga çrregullime psikotike

Gert Shehu ishte prangosur edhe më parë për shkaqe të ndryshme duke përfshirë çrregullimet e shëndetit mendor, e po ashtu edhe të plagosjes së narkotikëve.

6 Dhjetor 2022, 14:45 Nga k.m.
Kush e qëlloi me grusht Sali Berishën? Policia e Shtetit jep DETAJE
Foto ilustruese

TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës ka dhënë detaje lidhur me 31-vjeçarin e prangosur pasi qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha. Sipas Policisë, Gert Shehu ishte prangosur edhe më parë për shkaqe të ndryshme duke përfshirë çrregullimet e shëndetit mendor, e po ashtu edhe të plagosjes së narkotikëve. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës". Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë. Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar.

 

gert shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll