Aktualitet

ME VIDEO/ "Kush të ka fut ty këtu?" Momenti kur neutralizohet personi që grushtoi Berishën, zbulohet çfarë i tha Erzen Breçani

Shehu shihet me bluzë të shyqer dhe pa këpucë.

6 Dhjetor 2022, 13:26 Nga F.M
ME VIDEO/ "Kush të ka fut ty këtu?" Momenti kur
Momenti i shoqërimit

TIRANË- Videoja që po shikoni tregon momentin e neutralizimit të Gert Shehut, 31-vjeçarit që qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha. Ai shihet i gjakosur, gjysmë i zhveshur dhe në duar e mban Erzen Breçani, i angazhuar për mbrojtjen e ish-kryeministrit, njëkohësisht ish-zevendësdrejtori i Policisë së Shtetit. Breçani e pyet se ku e ka gjetur unazën, mjetin që siç duket ka përdorur për të qëlluar kryedemokratin. Më pas kërkon të dijë prej tij se kush e ka futur që të bëjë atë gjest, por përgjigjia e vetme që merr është: Për betimin që kam bo!

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Erzen Breçani: Ku e gjete unazën e? Ku e gjete unazën? Ku e ke gjetur? Kush të ka futur ty këtu? Kush të ka fut...

Gert Shehu: Për betimin që kam bo

Erzen Breçani: Lëshoje more, ik anej ti mos e prek. Mos ndërhy se është në dorë teme, s'e prek kush. Ik anej mer. Orrr.


Ngjarja ndodhi këtë mesditë në momentin që Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu bashkuan turmës së protestuesve. Shehu, veshur me një bluzë kuqezi u fut mes turmës dhe qëlloi Berishën me grusht. Kreu i PD-së ra menjëherë në tokë. 

erzen brecani gert shehu protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll