Aktualitet

DOKUMENTI/ Gert Shehu që goditi Berishën me grusht vuan nga probleme të shëndetit mendor, diagnoza, çrregullim psikotik i papërcaktuar

Ai është trajtuar me Risperdal dhe Tegretol. 

6 Dhjetor 2022, 14:32 Nga F.M
DOKUMENTI/ Gert Shehu që goditi Berishën me grusht vuan nga probleme
Gert Shehu

TIRANË- Gert Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në dokumentin e publikuar nga mediat ditën e sotme rezulton se 31-vjeçari është shtruar tre herë në një klinikë private. Në letrën e lëshuar nga mjekët, shkruhet se Shehu ka ankth, frikë dhe dyshime në arsye, me konfuzime mendore. Ai është trajtuar me Risperdal dhe Tegretol. 

DOKUMENTI/ Gert Shehu që goditi Berishën me grusht vuan nga probleme
Dokumenti

Protesta e PD-së nisi në orën 12:00 paralelisht me Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, por u shoqërua me një incident të rëndë. Kryedemokrati Berisha u qëllua me grusht një nga 31-vjeçar i identifikuar si Gert Shehu. Shehu mësohet se është 31 vjeç, banues në Tiranë. Pasi goditi Berishën, ndërhynë truprojat dhe Shehu u dhunua prej tyre. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe është zyrtarisht i arrestuar. 

gert shehu sali berisha

Sondazh

Poll