Politike

VIDEO ballore: Si iu vërsul i riu Berishës për ta goditur, badigardët reaguan me vonesë

Të vetmit që nuk e vunë re ishin truprojat e Berishës, që duket se ishin shumë të zënë për të kontrolluar kush e di se çfarë.

6 Dhjetor 2022, 13:13 Nga k.m.
VIDEO ballore: Si iu vërsul i riu Berishës për ta goditur,
Gert Shehu

TIRANË- Si u fut agresori i Sali Berishës mes turmës? Kjo pyetje merr përgjigjen nga pamjet e reja që kanë dalë nga terreni. Fillimisht, Gert Shehu ka shmangur truprojen e parë, duke u ulur dhe duke shmangur edhe qytetarët e tjerë që i dolën para, pasi u vu re që po vraponte në drejtim të kryedemokratit. Të vetmit që nuk e vunë re ishin truprojat e Berishës, që duket se ishin shumë të zënë për të kontrolluar kush e di se çfarë.

Pasi Berisha, ka rënë në tokë, sërish askush nuk ka shkuar pranë tij, pasi truprojat janë marrë duke dhunuar të riun.

gert shehu berisha me gazetaret 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll