Politike

Dialogu Kosovë-Serbi/ Josep Borrell: Jam optimist, një dokument e morën dje, përmbajtjen s'e publikoj dot, por është koha për të punuar seriozisht

Borrell tha se të dyja palët kanë marrë dokumentin e ri një ditë më parë dhe duhet t'i futen seriozisht punës për dialog.

6 Dhjetor 2022, 11:31 Nga F.M
Dialogu Kosovë-Serbi/ Josep Borrell: Jam optimist, një dokument e
Josep Borrell

TIRANË- Josep Borrell tha në Tiranë se është optimist për dialogun mes Kosovës e Serbisë. I pranishëm në Samitin që po mbahet në Tiranë mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, Borrell tha se të dyja palët kanë marrë dokumentin e ri një ditë më parë dhe duhet t'i futen seriozisht punës për dialog.

Pjesë nga prononcimi: 

Josep BorrellMarrëveshja për targat ka përfunduar tashmë. Duhet të angazhohen në dialog të mirëfilltë që është hedhur në tryezë me mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës. U është dërguar dje dokumenti i plotë. Duhet të futen në diskutime serioze. 

Jeni optimistë që dialogu do të ketë një fund optimistë vitin e ardhshëm?

Josep BorrellJam shumë optimist. Ndjesë. Nuk e ndaj dot përmbajtjen e dokumentit për doalogun Prishtinë-Beograd. Të mos vendosim afate, por është koha për të punuar me shpejtësi, të punohet mes tyre. 

josep borrell samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2022, 11:10 k.m.

PAMJET- Macron vjen me helikopter në Shqipëri

TIRANË- Dosja.al siguron pamje nga momenti kur kaloi delegacioni francez. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, presidenti francez E...