Politike

Policia në këmbë/ Rrumbullaku inspekton masat e sigurisë në Tiranë për samitin BE- Ballkani Perëndimor

Dosja.al raportoi më herët se rreth 1500 forca policie do të monitorojnë në zonat kyç të kryeqytetit dhe akset që janë bllokuar për mbarëvajtjen dhe shmangien e incidenteve gjatë kohës që do të mbahet edhe samiti BE- Ballkanit Perëndimor. 

6 Dhjetor 2022, 09:58 Nga a.l
Policia në këmbë/ Rrumbullaku inspekton masat e sigurisë
Rrumbullaku inspektim

TIRANË- Pak pas nisjes së ceremonisë, Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në terren ku po inspekton masat e sigurisë të ndërmarra për mbarëvajtjes në kuadër të samtitit të përbashkët mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Dosja.al raportoi më herët se rreth 1500 forca policie do të monitorojnë në zonat kyç të kryeqytetit dhe akset që janë bllokuar për mbarëvajtjen dhe shmangien e incidenteve gjatë kohës që do të mbahet edhe samiti BE- Ballkanit Perëndimor. Policia e Shtetit është shpërndarë në të gjithë Tiranën dhe më në fokus janë zonat e perimetrit të sigurisë ku do të kalojnë liderët. Bashkë me efektivët, në terren janë edhe forcat RENEA dhe njësia antieksplozivë. 

Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen. /Dosja.al

samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll