Politike

“Europe right way, not the Rama way”/ Demokratët gati për protestë, do të marshojnë nga qendra drejt urës së Dajtit

Protestuesit do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt urës së Dajtit, ndërkohë që do të ketë një skenë lëvizëse që ende nuk dihet se ku do fiksohet, ndërkohë që është parashikuar të flasin 12 demokratë, por ende nuk ka asnjë emër.

6 Dhjetor 2022, 10:01 Nga k.m.
“Europe right way, not the Rama way”/ Demokratët gati për
Foto ilustruese

TIRANË- Liderët e rajonit dhe Europës po mbërrijnë njëri pas tjetrit në sheshin Italia për samitin BE-Ballkani Europian, por edhe në oborrin e Partisë Demokratike po vazhdojnë përgatitjet. Demokratët nga ana tjetër po mblidhen në selinë blu për protestën që sikurse ata e quajnë është “pro Samitit dhe Bashkimit Europian, kundër kryeministrit Edi Rama”.

Protestuesit do të marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt urës së Dajtit, ndërkohë që do të ketë një skenë lëvizëse që ende nuk dihet se ku do fiksohet, ndërkohë që është parashikuar të flasin 12 demokratë, por ende nuk ka asnjë emër. E pasi të mblidhen edhe demokratë të tjerë do të marshojnë nga sheshi Skënderbej dhe nga Tajvani drejt urës së Dajtit, edhe pse Policia e Shtetit i ka paralajëmruar se nuk do t'i afrohen perimetrit të Sigurisë. 

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll