Politike

FOTOT/ Liderët e BE-së ecin të gjithë në grup, Vin der Leten 'shkëputet', bisedon me Osmanin (Qeshja me Bregun)

Në bisedë ju bashkohet dhe Majlinda Bregu. Të treja shihen duke qeshur, por tema e bisedës nuk dihet. 

6 Dhjetor 2022, 09:56 Nga F.M
FOTOT/ Liderët e BE-së ecin të gjithë në grup, Vin der
Liderët e BE-së

TIRANË- Liderët e Bashkimit Evropian po ecin të gjithë në grup bashkë me kryeministrin Edi Rama pasi është ora për të firmosur një prej marrëveshjeve. Të gjithë futen brenda ambienteve ku do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, por ajo që vihet re është afrimiteti i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Të dyja komunikojnë gjatë gjithë rrugës me njëra-tjetrën. Në bisedë ju bashkohet dhe Majlinda Bregu. Të treja shihen duke qeshur, por tema e bisedës nuk dihet. 

FOTOT/ Liderët e BE-së ecin të gjithë në grup, Vin der
Liderët e BE

Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen. /Dosja.al

samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll