Politike

Samiti i BE/ Michel 'zbërthen' marrëveshjet që do firmosen në Tiranë: Me Ballkanin në BE, na pret një e ardhme e begatë

Michel thotë se sot do të firmosen marrëveshje shumë të rëndësishme.

6 Dhjetor 2022, 09:41 Nga F.M
Samiti i BE/ Michel 'zbërthen' marrëveshjet që do
Charles Michel

TIRANË-Charles Michel është shprehur se me futjen e Ballkanit Perëndimor në Evropë, e ardhmja do të jetë më e begatë. Në një prononcim për mediat në Tiranë, Michel thotë se sot do të firmosen marrëveshje shumë të rëndësishme. Ai përmendi atë të tarifave të roaming e të krizës energjitike. 

Pjesë nga fjala e Michel:

Është hera e parë që mbajmë një Samit të BE dhe Ballkanit këtu, në një vend të rajonit. është e rëndësishme, sot do të nnëshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme për tarifat e rajonit. Është një arritje konkrete. Për bizneset, person me person, turizmin, ky është një hap shumë i rëndësishëm. Një tjetër është kriza energjitike, vështirësitë pas liuftës Rusi-Ukrainë. Kjo tregon angazhimin tonë për të përforcuar marrëdhënien e bashkëpunimin me Ballkanin. Kemi punuar shumë muajt e fundit për të pasur një bashkëpunim më të madh, dua të përsëris që e ardhmja e Evropës dhe e fëmijëve tanë do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor në Evropë. Kjo është një etapë konkrete e rëndësishme e afrimit të rajonit me ne. 

charles michel samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll