Politike

Samiti i BE/ Varhelyi u bashkohet liderëve: Për Ballkanin Perëndimor ofrojmë partneritetin

Komisioneri i Bashkimit Europian u shpreh shkurtimisht për mediat se partneriteti është ai çka ofrohet për Ballkanin Perëndimor. 

6 Dhjetor 2022, 09:40 Nga a.l
Samiti i BE/ Varhelyi u bashkohet liderëve: Për Ballkanin
Varhelyi

TIRANË- I është bashkuar liderëve evropianë në sheshin 'Italia',Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Varhelyi u prit nga kryeministri Rama në hyrje të stadiumit 'Air Albania', ndërsa pas pak pritet të nisë Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Komisioneri i Bashkimit Europian u shpreh shkurtimisht për mediat se partneriteti është ai çka ofrohet për Ballkanin Perëndimor. 

"Partneritet, kjo është ajo cka ne ofrojmë dhe është arsyeja pse për herë të parë zhvillohet ky Samiti në Ballkanin Perëndimor", tha Varhelyi. 

Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përebashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen./Dosja.al

samiti 6 dhjetor 2022 oliver varhelyi

Sondazh

Poll