Politike

Pas pak nis ceremonia e pritjes së liderëve evropianë, Rama përshëndet nga Facebook: Mirëmëngjes nga Shqipëria Evropiane

Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike.

6 Dhjetor 2022, 09:11 Nga a.l
Pas pak nis ceremonia e pritjes së liderëve evropianë, Rama
Edi Rama

TIRANË- Pak pas nisjes së pritjes së liderëve evropianë në sheshin 'Italia' në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama ka përshëndetur nga Facebook-u teksa shkruan "Mirëmëngjes nga Shqipëria Evropiane'. 

Sot Tirana pret samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të marrin pjesë 27 liderë të Bashkimit Evropianë si dhe një numër prej 32 delegacionesh mike. Samiti i BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar se po sot do të zhvillojë një protestë për të treguar se kush është qeveria. Ndërkohë që në samit do të diskutohet lufta në Ukrainë,  migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë. Samiti do të kulmojë me një konferencë të përbashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentes së KE, Ursula Von Der Leyen. /Dosja.al

edi rama samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll