Politike

Tirana blindohet për Samitin/ Rreth 1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora, gati për protestë

Simpatizantët të cilët mësohet se janë organizuar në mënyrë private me mjetet e tyre për të hyrë në kryeqytet  janë nisur herët në mëngjes me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve.

6 Dhjetor 2022, 08:42 Nga a.l
Tirana blindohet për Samitin/ Rreth 1000 simpatizantë të PD nisen
PROTESTA

VLORË- Kryeqyteti është blinduar dhe pas pak nis ceremonia e pritjes së lidervë evropianë për Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Por opozita nga ana tjetër, po bën përgatitjet e para për protestën që është thirrur të mbahet sot. Mësohet se rreth 1000 simpatizantë të Partisë Demokratike janë nsiur nga Vlora në mëngjes pak para bllokimit zyrtar të rrugëve në orën 08:00. Simpatizantët të cilët mësohet se janë organizuar në mënyrë private me mjetet e tyre për të hyrë në kryeqytet  janë nisur herët në mëngjes me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve.

Demokratët kanë paralajmëruar se do të mblidhen në bulevardin përpara se të rrethohet zona nga forca të shuma policie për shkak të sigurisë së liderëve. Nuk dihet ende se cilin skenar do të ndjekin protestuesit. Vetë Berisha është shprehur se shqiptarët do tu tregojnë liderëve evropianë se po përballen me 'the prime thief of Albania' (grabitësin më të madh në Shqipëri), referuar kryeministrit Edi Rama. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë prezent në protestë, pasi sipas tij e kanë me detyrim të ngrenë zërin kundër qeverisë. Sipas Berishës, synimi është sheshi përballë Kryeministrisë, por mbetet për tu parë se si do të zhvillohet duke qenë se Tirana është blinduar./Dosja.al

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll