Politike

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Mbërrin në Rinas presidentja e Komisionit Evropian

Ursula Von der Leyen shoqërohej nga stafi i saj.

5 Dhjetor 2022, 23:02 Nga k.m.
Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Mbërrin në
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Rinas këtë mbrëmje, për samitin që pritet të mbahet nesër në Tiranë. Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga TopChannel, Von der Leyen shoqërohej nga stafi i saj. Në Tiranë kanë mbërritur edhe kryeministri hungarez, Viktor Orbán dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Mbërrin në
Ursula von der Leyen

E gjitha, gati për nëser pasi aktiviteti nis në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp. Samiti do të zhvillohet në kushte të rrepta sigurie, ndërsa deri më tani është lajmëruar se protestuesit nuk do të lejohen brenda perimetrit të sigurisë së Samitit.

ursula von der leyen samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll