Politike

S'kishte kundërshtar në Primaret e Elbasanit, Luçiano Boçi: Mos kujtoni se ishte e thjeshtë..

Luçiano Boçi, në fjalën e tij tha se ishte e vështirë që të përballeshe vetëm me veten. 

5 Dhjetor 2022, 21:22 Nga k.m.
S'kishte kundërshtar në Primaret e Elbasanit, Luçiano
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur lidhur me procesin e Primareve, ku garoi edhe vetë. I ftuar në emisionin "Top Story", Boçi, i cili garoi i vetëm për Elbasanin, në fjalën e tij tha se ishte e vështirë që të përballeshe vetëm me veten. 

"Mos e kujtoni kaq të thjeshtë garën me veten. Mua më dhembën shumë edhe ato 7 votat kundër për shembull. Po të kisha kundërshtar do të kisha dalë më mirë, por...,"-tha Luçiano Boçi.

Në Primaret e mbajtura në Elbasan votuan gjithsej 2183 persona, nga të cilët 2168 kanë votuar pro Luçiano Boçit dhe 7 kundër. Gjithashtu u shpallën të pavlefshme 8 vota. Boçi ishte deputeti më i votuar në këtë qark dhe arriti të thyejë listën e kandidatëve në Elbasan, teksa renditej i shtati fillimisht, por në fund u fut në listën fituese të gjashtë vendeve që PD fitoi. Sipas rezultateve përfundimtare të nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mandatin që do të lërë Boçi e merr Qani Xhafa, ish-drejtuesi i komunës Labinot Mal.

luçiano boçi

Sondazh

Poll