Politike

Aliahmeti tërhiqet nga Primaret, Floriana Garo: U surprizova, nëse do bënte marrëveshje me Bogdanin do ishte garë e pisët

Floriana Garo tha se tërheqja e mjekut është tregues i demokracisë. 

5 Dhjetor 2022, 22:13 Nga k.m.
Aliahmeti tërhiqet nga Primaret, Floriana Garo: U surprizova, nëse do
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo tha se ishte e suprizuar nga tërheqja e Ilir Alimehmetit nga balotazhi i Primareve të Tiranës përballë Belind Këlliçit. E ftuar në emisionin "Opinion", Floriana Garo tha se tërheqja e mjekut është tregues i demokracisë. 

"Unë u surpizova, e llogaritur mirë dhe përbashkuese për Partinë Demokratike. Gara është vlerë e PD, por në momentet e para secili bën tifozëllik për kandidatin që do. Unë kë doja? Vota është e fshehtë. Nëse do bënte marrëveshje me Gerd Bogdanin? Do ishte e pisët. Nuk do ishte garë e pastër,"- tha Floriana Garo. 

floriana garo

Sondazh

Poll