Politike

Zgjedhjet lokale/ Këlliçi pas zyrtarizimit për Tiranën: Ky është mesazhi dhe vizioni ynë për alternativën opozitare

Belind Këlliçi tha se Primaret u kurorëzuan me bashkimin me Alimehmetin.

5 Dhjetor 2022, 21:55 Nga k.m.
Zgjedhjet lokale/ Këlliçi pas zyrtarizimit për Tiranën: Ky
Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka bërë reagimin e parë pas Primareve dhe tërheqjes së kundërshtarit të tij, Ilir Alimehmeti. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Këlliçi tha se Primaret u kurorëzuan me bashkimin me Alimehmetin. Prezantimin e bëri si skuadra "Këlliçi-Alimehmeti".

"Era e Re e politikëbërjes! Garë dhe bashkim. Ky është mesazhi dhe vizioni ynë për alternativën opozitare për Tiranën. Primaret e Tiranës u kurorëzuan me bashkim. Ne jemi skuadra Këlliçi-Alimehmeti. Falenderoj përzemërsisht Doktor Ilir Alimehmetin për aktin e madh fisnik, qytetar dhe politik! Bashkë #FitojmëTiranën!,"-shkruan ai.

Sot, në një konferencë më Belind Këlliçin, mjeku bëri të ditur se anëtarësia foli me votën e saj, duke nënëkuptuar tërheqjen nga balotazhi. Ndërsa Këlliçi tha se do ta bënte mjekun nënkryetarin e tij, duke u shprehur i sigurtë për fitoren. 

ilir alimehmeti belind këlliçi

Sondazh

Poll