Politike

Ristani: Tërheqja e Alimehmetit veprim i drejtë. I hatërmbetur? Nuk mu duk ashtu...

Arben Ristani tha se gara do të kishte kuptim të vazhdonte në një rezultat më të ngushtë.

5 Dhjetor 2022, 22:34 Nga k.m.
Ristani: Tërheqja e Alimehmetit veprim i drejtë. I hatërmbetur?
Arben Ristani

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arben Ristani e cilësoi një veprim të drejtë largimin e Ilir Alimehmetit nga gara për primaret. I ftuar në emisionin "Opinion", Arben Ristani tha se gara do të kishte kuptim të vazhdonte në një rezultat më të ngushtë. I pyetur lidhur me tërheqjen e Ilir Alimehmetit, Ristani tha se nuk iu duk i hatërmbetur. 

“Për shkak të diferencës së votave. Në rast se votat do të ishin shumë më ngushtë do të kishte kuptim që gara të vazhdonte. Në këtë lloj diferencash për mua është veprim i drejtë. Dhe për më tepër, risia që ata sjellin është një gjë shumë e mirë për të vazhduar më tutje. Tërheqja ishte një veprim logjik për shkak të diferencës së votave. Alimehmeti i hatërmbetur? Nuk mu duk,"-tha në fjalën e tij Ristani. 

arben ristani

Sondazh

Poll