Politike

Samiti në Tiranë fundi i 'Open Balkan'? Ja si përgjigjet ministri i Jashtëm i RMV

Bujar Osmani tha se ‘Open Balkan’ është një iniciativë shumë e vogël që i gjithë ky samit i madh të mblidhet për të dhënë mesazhe.

5 Dhjetor 2022, 22:56 Nga k.m.
Samiti në Tiranë fundi i 'Open Balkan'? Ja si
Bujar Osmani

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor.

I pyetur nëse ky samit që do të mbahet në Tiranë është fundi i nismës 'Ballkani i Hapur', Bujar Osmani tha se ‘Open Balkan’ është një iniciativë shumë e vogël që i gjithë ky samit i madh të mblidhet për të dhënë mesazhe.

Pyetje Çim Peka: A është ky samit de fakto fundi i Ballkanit të Hapur?

Bujar Osmani: Nuk mendoj se është mesazh për Ballkanin e Hapur. Kjo e fundit është një iniciativë e vogël që i tërë ky samit të organizohet e të japë mesazh. Ballkani i Hapur është një prej 72 iniciativave rajonale e cila nuk është si iniciativë fare përcaktuese për bashkëpunimin apo integrimin rajonal./Syri

bujar osmani

Sondazh

Poll