Politike

“NOVOSTI” me akuza: Berisha dhe ekstremistët shqiptarë po përgatisin protesta të mëdha kundër Vuçiçit

Sipas medias serbe, rrethet ekstremiste në Shqipëri po përgatisin demonstrata të mëdha kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nesër vjen në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

5 Dhjetor 2022, 20:51 Nga k.m.

“NOVOSTI” me akuza: Berisha dhe ekstremistët shqiptarë po

TIRANË- Mediat serbe shprehin shqetësimin e tyre lidhur me presidentin Aleksandër Vuçiç. "Novosti" e ka problemin me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe tubimin e organizuar prej tij. Sipas medias serbe, rrethet ekstremiste në Shqipëri po përgatisin demonstrata të mëdha kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nesër vjen në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

"Sipas informacioneve tona, Berisha dhe qarqet nacionaliste të mbështetura nga ekstremistët nga Kosova po planifikojnë një tubim masiv në mesditë në rrugët qendrore të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për faktin se kreu i shtetit tonë do shkojë në Shqipëri.

Synimi është të shkaktohen incidente, por edhe t'i dërgohet mesazh mysafirit nga Beogradi se nuk është i mirëpritur, sepse këto qarqe në Shqipëri e shohin Vuçiçin si trurin e Ballkanit të Hapur, që sipas tyre është sinonim i ekonomisë dhe supremacinë politike të vendit tonë në të gjithë rajonin,"-shkruajnë mediat serbe. 

Madje risjellin faktin se kjo nuk është hera e parë që Berisha organizon protesta kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë, duke përmendur edhe rastin e vitit në 2020, kur dolën kundër nismës së "Open Ballkan". Por pavarësisht tyre, Berisha pretendon se nesër do të dalin kundër kryeministrit Edi Rama. 

sali berisha aleksander vucic samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll