Politike

Me qeleshe dhe sixhade tek të gjitha dhomat/ VIDEO brenda ambienteve ku do të zhvillohen takimet e liderëve Europian, Rama: Bukur!

Aq sa edhe Rama e komplimentoi: Bukur e paskemi bërë!

5 Dhjetor 2022, 20:47 Nga k.m.
Me qeleshe dhe sixhade tek të gjitha dhomat/ VIDEO brenda ambienteve ku do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga ambientet e brendshme ku do të priten liderët Europian. Fillimisht Rama shkoi vetë për të parë ambientët tek stadiumi "Air Albania", ky edhe ashensori ishte bërë më logo. Aq sa edhe Rama e komplimentoi: Bukur e paskemi bërë!

Ndërsa më pas shkoi edhe tek Pallati i Kongreseve duke parë vetë të gjitha detajet e fundit nga Samiti, ku nuk mungonin as dhomat e ndara për takime bilaterale. Në këto dhoma nuk mungojnë sixhadet dhe as plisat, të vendosura kudo nëpër tavolinë.

samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll