Politike

Sula shkon 'i armatosur' në Kuvend me vaj ulliri, deputeti: Çmimi i saj do shkojë sa ai i naftës

Dashnor Sula tha se sot fshatarët janë të braktisur, pasi çmimi i vajit të ullirit po ulet çdo ditë dhe më shumë.

5 Dhjetor 2022, 19:08 Nga A.B
Sula shkon 'i armatosur' në Kuvend me vaj ulliri, deputeti:
Dashnor Sula

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u fut brenda Kuvendit të Shqipërisë me dy shishe vaj ulliri. Në fillim, ai iu drejtua ministreve duke ua treguar. Më pas, në fjalën e tij në foltore, ai tha se sot fshatarët janë të braktisur, pasi çmimi i vajit të ullirit po ulet çdo ditë dhe më shumë. Sipas tij ky nuk është i vetmi problem, pasi përveç çmimit të ulët nuk ka më as punëtorë për të vjelë ullinj.

“Të jeni të sigurtë dhe ju garantoj se fshatarët po heqin të zitë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri. Çmimi i vajit të ullirit do arrijë pas dy muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj. Sot 2500 lekë shitet vaji i ullirit”, tha Sula.

dashnor sula seance plenare 5 dhjetor 2022

Sondazh

Poll