Vendosja e traut tek parku i Karavastasë, ministrja Kumbaro ia pason 'topin' Braçes: U përcaktua tek VKM e vitit 2021
Mirela Kumbaro tha se vendosja e traut nuk ishte asgjë tjetër veçse zbatimi i një Vendimi Këshilli Ministrash të firmosur në vitin 2021.
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ia ka kaluar topin për parkun kombëtar Divjakë-Karavasta kolegut të saj socialist, ish-zv.kryeministrit të vendit, Erion Braçe. Në fjalën e saj në Kuvend, në një interpelancë të kërkuar nga opozita në Kuvend, Kumbaro tha se vendosja e traut nuk ishte asgjë tjetër veçse zbatimi i një Vendimi Këshilli Ministrash të firmosur në vitin 2021.
"Vendosja e traut përcaktohet me VKM. Titullohet për përcaktimin e të ardhurave të tarifave që përcaktohet nga masat e kriteret e tyre, kjo është VKM-ja. Ju keni bërë dhe një kërkesë padi në gjykatë, sot gjykata ua ka rrëzuar kërkesë padinë. Kthehemi te VKM, kjo ka dalë në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës. Thotë se menaxhimi financohet nga buxheti i shtetit, pika 2, mbrohet në përputhje me aktet e tjera ligjore. Në pikën 2 thuhet se të ardhurat janë nga tarfiat që kryejnë për vizitë. Për ata që nuk e dinë se përse na duhen këto të ardhura, mendojnë se Divjaka mbahet me frymën e shenjtë. është kjo VKM që respektohet një më një, në të gjithë parqet,"-tha në fjalën e saj Mirela Kumbaro.
Më 26 janar të vitit 2021, Braçe firmosi vendimin që kaloi në Fletoren Zyrtare dhe u jepte të drejtë institucioneve që të vendosnin tra në zonat e mbrojtura. Në këtë vendim janë të caktuara edhe tarifat për vizitorët që fillojnë nga 50-150 lekë. Vendimi nuk flet posaçërisht për këtë zonë, por duke qenë se parku Divjakë-Karavasta është zonë e mbrojtur, Ministrisë së Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura u lind e drejta të ndjekin të njëjtën procedurë si në zonat e tjera.
Sondazh
Ministrja Kumbaro shkon me "të shkoqura" në Kuvend: Kaq duhet të paguani për të hyrë në Karavasta
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ka dalë me qindarka në Foltoren e Kuvendit të Shqipë...
Trau tek parku i Karavastasë, Ilda Dhori i kërkon llogari ministres: Ku shkojnë paratë, pse i merr bashkia Divjakë?
Ilda Dhori Ilda Dhori: Tentativa e shtatorit dështoi, u kthye mbrapsht dhe nxorri në pah luftën kundër pushtetit socialist. Kërkoh...
Samiti i BE-BP, Presidentja e BERZH-it i përgjigjet pozitivisht ftesës, viziton Tiranën
Odile Renaud-Basso TIRANË- Presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Odile Renaud-Basso do të vizitojë...
“E keni kthyer Shqipërinë në një poemë të madhe mjerimi”/ Çupi thirrje qeverisë: Mos trajtoni njerëzit si statistika
Dhurata Cupi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi në Kuvend ka ngritur një sërë pyetjesh kundrejt mini...
LETRA- Ndriçim Babasi tërhiqet nga balotazhi i Primareve në Krujë: Kishte parregullsi!
Ndriçim Babasi KRUJË- Ndriçim Babasi, kandidat i Partisë Demokratike për Primarët në bashkinë e Krujës &eu...
Dashnor Sula shkon me thesin me ullinj në Kuvend, deputeti: U ka ngelur pa shitur fermerëve
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka mbërritur në Kuvend me një thes. Sula është fu...
Vendimi për statutin e PD, më 6 dhjetor gjykata vendos për ankimin e Alibeajt
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Më 6 dhjetor kur në Tiranë nga njëra anë do të jenë liderët e Bashkimit Europian dhe ...
ANALIZA E BIRN: Çfarë pritet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor
Foto ilustruese Bashkimi Europian organizon të martën në Tiranë samitin mes Unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor me nj...
PD shpall zyrtarisht fituesit e Primareve në 14 Bashki
Enno Bozdo TIRANË- Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokrat...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vjosa Osmani niset për në Tiranë, presidentja 'përgatitet' për 3 çështje
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani është nisur për në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili ...
